Lajme

Donika-Kadaj flet pas lirimit: VV nuk do të ndalet derisa të ketë drejtësi për të gjithë aktivistët

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 29 December 2017

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi pas lirimit nga burgu sot është drejtuar drejt selisë së VV, ku së bashku me deputetin Albin Kurti kanë mbajtur një prononcim për media, shkruan Infokusi.com

Kadaj-Bujupi ka thënë se edhe pse sot janë liruar pjesërisht me shpirt dhe zemër ende janë në burg.
“ Në këto ditë të fund vitit lirimi ynë është i pa plotë edhe pse jemi të liruar ne jemi me mëndje dhe zemër atje ku aktivistët tanë mbahen në burgim, ku ata janë dënuar pa fakte dhe pa dëshmi ne një gjykim politik” ka thënë ajo.

Po ashtu Donika Kadaj-Bujupi ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalët deri sa të ketë drejtësi për aktivistët e VV, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

“Ne nuk do të ndalemi deri sa të ketë drejtësi për Frasherin, Atdheun dhe Adean dhe deri sa të zbardhët vrasja e Astrit Deharit”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, janë të akuzuar për hedhjen e gazit lot sjellës në Kuvend në vitin 2015. Hedhja e gazit ka ndodhur si shenjë proteste për të parandaluar votimin për demarkacionin me Malin e Zi, ligj që ishte propozuar nga qeveria e Isa Mustafës//INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera