Rritje e performancës në procesin e likuidimit
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 29 December 2017
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka rritur dukshëm performancën gjatë këtij viti në procesin e likuidimit të ndërmarrjeve në pronësi shoqërore, gjithnjë në përputhje me mandatin ligjor sipas Ligjit të AKP-së të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Numri i ndërmarrjeve shoqërore për të cilat ka filluar procesi i likuidimit ka arritur në 513 ndërmarrje, ndërkaq vetëm gjatë këtij viti kalendarik, janë dorëzuar 997 kërkesa kreditore për ndërmarrjet në likuidim, përderisa janë shqyrtuar dhe dërguar 987 vendime tek pretenduesit.
Këto të dhëna paraqesin sukses të konsiderueshëm krahasuar me vitet paraprake.
Janë rritur edhe fondet që janë shpërndarë tek kreditorët e ndryshëm të NSh-ve dhe kjo pasqyrohet me aprovimin në Bordin e Drejtorëve të 41 raporteve të shpërndarjes përfundimtare për kreditorët e NSh-ve në likuidim.
Kjo shifër paraqet ¼ e të gjitha raporteve të aprovuara deri më tani nga Bordi prej fillimit të likuidimit.
Numri i NSh-ve të mbyllura sipas aktvendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për këtë vit është 5 NSh, ndërsa në total janë 17 aktvendime.
Në total, që nga fillimi i likuidimit e deri më tani janë kryer pagesa për kreditorë në shumë 24.2 milionë euro dhe nga këto shpërndarje deri më tani kanë përfituar rreth 13,000 kreditorë të ndryshëm.
Autoritetet e Likuidimit deri më tani në total kanë lëshuar 90 mijë e 526 vendime për pretendues të ndryshëm.


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































