Tiroli Jugor, Austria nxit separatizmin në provincën e Italisë
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 19 December 2017
Austria mund të jetë shkaktare e një tjetër beteje për pavarësi, me veprimin e saj të fundit, teksa i ka ofruar pasaporta gjermanishtfolësve të një province në Italinë veriore.
Koalicioni i ri i Vjenës, që mori pushtetin zyrtarisht të hënën e 18 dhjetorit, u ka bërë këtë propozim banorëve të Tirolit Jugor, i njohur në Itali si Alto Adige. Rajoni në fjalë ra nën kontrollin e Italisë nga Austria pas Luftës së Parë Botërore.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të diktatorit fashist Benito Mussolini për të dërguar mijëra qytetarë të etnisë italiane atje në vitet ’20 të shekullit të kaluar, gjermanishtfolësit janë ende shumicë kundrejt italianëve në këtë rajon, sa 2/3-tat e popullsisë.
Eva Klotz, udhëheqëse e “Liria e Tirolit Jugor” tha për “Euronews”:
“Ne e kemi mbrojtur gjithnjë kërkesën për dyshtetësi, sepse për ne është shumë e rëndësishme për të ruajtur lidhjet tona me tokën mëmë, Austrinë. Baballarëve tanë iu hoq shtetësia austriake, sikurse edhe toka që i përkiste atdheut tonë, me dhunë dhe kundër vullnetit të popullit. Ka ende shumë persona në Tirolin Jugor dhe Trentino, të cilët i janë ende besnikë Austrisë”.
Italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.
Por, rajoni gëzon një autonomi të gjerë dhe tepër bujare nga Roma, gjë që ka ndihmuar qeverinë italiane të sfumojë kështu ndjenjat separatiste në këtë provincë.
Ideja për nënshtetësi të dyfishtë është përfshirë në programin 180-faqesh të koalicionit, të nënshkruar të shtunën, pas disa javë negociatash mes dy partive austriake, Partia e Lirisë antiemigracion dhe Partia e Popullit, konservatore.
Lëvizja e fundit është denoncuar nga politikanët italianë.
“Larg duart nga Italia”, u shpreh Giorgia Meloni, kreu i partisë së të djathtës “Vëllezërit e Italisë”, që është pjesë e bllokut opozitar të qendrës së djathtë të kryesuar nga partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
“Vëllezërit e Italisë” do të ngrejnë barrikada në Alto Adige, në Parlament dhe në çdo institucion, e do t’i kërkojë presidentit Sergio Mattarella t’i japë fund këtë ofendimi të padinjitetshëm”, tha ajo në një deklaratë.
Qeveria e re austriake e cilëson planin e saj për t’iu dhënë dyshtetësi banorëve të Alto Adiges, gjuha e parë e të cilëve është gjermanishtja, si një gjest proeuropian për të promovuar “një union edhe më të bashkuar të qytetarëve të shteteve anëtare”.
Zhvillimi më i fundit vjen vetëm pak ditë para se të zhvillohen zgjedhjet për qeverinë rajonale të Katalonjës, rajon që deklaroi pavarësinë nga Madridi më herët, duke shkaktuar një krizë politike. Spanja mori kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit, shkarkoi qeverinë e saj dhe po organizon zgjedhje të reja, që do të mbahen më 21 dhjetor.
Të tjera
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...