Qytetarët e Kosovës për 5 vjet kanë paguar 41 milionë euro rrymë për serbët e veriut
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 18 December 2017
Gjatë një raportimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë se së fundmi janë duke u përballur me një sfidë nga sistemi gjyqësor për faturat e energjisë për një vendim për periudhën 2012 deri tash.
“Në vitin 2012 është nxjerrë një vendim që ka afat deri më 31 mars 2018. Avokati i Popullit ka vërejtur këtë, mirëpo kjo çështje ka të bëjë me situatën politike në veri. Kështu që në këtë kategori kanë hyrë edhe humbjet e energjisë të pa autorizuar. Ne i kemi kthyer një përgjigje Avokatit të Popullit, ku kemi thënë se bordi i ZRRE është jo funksional dhe deri sa të kompletohet Bordi ne nuk jemi në gjendje të marrim vendim për këtë çështje. Andaj, ne çdo vendim duhet ta aprovojmë. Pjesa prej 3.5 përqind për veri është hequr nga faturat e qytetarit nga 1 dhjetori”, ka thënë Janova.
Ai tutje ka thënë se 41 milionë euro janë futur për pesë vjet në faturat e qytetarëve.
Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ua ka hapur sytë deputetëve për shkeljet e të drejtave të njeriut me faturimin e energjisë së veriut tek qytetarët tjerë të Kosovës.
“Kërkoj të di nga ZRRE se sa është i arsyeshëm vendimi për faturimin e 49 milionë euro prej xhepave të qytetarëve për veriun“, ka pyetur Haxhiu.
Deputetja Miljana Nikoliq nga Lista Serbe ka thënë se vendimi për faturat është arritur në Bruksel ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, ngase në atë pjesë ka ndodhë që nuk ka pasur rrymë, sipas saj, me orë të tëra, dhe për këtë kompani nga Serbia energjetike kanë vepruar dhe furnizuar me energji atë pjesë, por nga autoritet e Kosovës nuk janë licencuar ata operatorë të cilët kanë bërë katër herë kërkesë për licencim.
Deputeti nga Vetëvendosje Sami Kurteshi ka pyetur përse është i detyruar për një qytetar të paguaj energjinë i cili ia ka vrarë shokun dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës?.
Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje ndërshtetërore që e detyron qytetarin të paguaj energji për dikë tjetër.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova iu është përgjigjur pyetjes së Nikoliq, duke thënë se refuzimi i kërkesës së operatorëve ekonomik është bërë për arsye se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, qye tetarët e veriut furnizohen me energji prej KEDS, jo prej kompanive energjetike serbe. Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka shprehur interesimin të dijë për qëndrimin e Qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. A është në plan të ngritet çmimi i energjisë?”, ka pyetur Balje.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lira se në rajon dhe më gjerë. Drejtues të ZRRE, kanë pranuar se ngarkesa e qytetaërve nuk ka qenë transparente, edhe sipas drejtorit të ZRRE Petrit Pepaj kjo është bërë në mënyrë ligjore.
Sipas tij, ka gjasa të shtrenjtohen tarifat për energji, për shkak të mungesës së gjenerimit dhe rritjes së importit të energjisë. Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se të gjitha ligjet e zbatuara nga ZRRE për energjinë e shpenzuar, është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai ka shtuar se tash e tutje ço diskutim duhet të bëhet për kompensimin e mjeteve që kanë shpenzuar qytetarët.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































