Sport

Krasniqi një hap larg medaljes së bronztë në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 16 December 2017

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar duelin me Natsumi Tsunodan e Japonisë në repechange në kategorinë deri në 52 kilogramë, për t’iu afruar medaljes së bronztë në “Mastersin” që po mbahet në Rusi.

Krasniqi për medaljen e bronztë do të luftojë me rumunen Alexandra-Laris Florian, transmeton Koha.net.

Në rrugëtimin drejt medaljes së artë, ajo u eliminua në çerekfinale nga rusja Natalia Kuziuntina.

-Advertisement-

“Mastersi” është gara e fundit e vitit në xhudo. Në të paraqiten vetëm xhudistët që zënë 16 vendet e para në rangimin e secilës kategori.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy