AI: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale ende mungon
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 13 Dhjetor 2017
Përkundër asaj se të mbijetuarit e dhunës seksuale do të fillojnë të marrin njohje zyrtare dhe dëmshpërblime, drejtësia për ta ende mungon. Ndërsa mbetet e primare edhe nevoja e tyre për kujdes shëndetësor.
Kështu është vlerësuar me rastin e prezantimit të raportit të Amnesty International “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjate luftës, por drejtësi s’ka akoma”, teksa është vlerësuar iniciativa e institucioneve të Kosovës për dëmshpërblim ndaj tyre.
Zëvendësdrejtoresha e Zyrës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gauri van Gaulik, tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale janë zhgënjyer për vite me radhë nga komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë e njëpasnjëshme në Kosovë. Ndërsa theksoi se do të vazhdojnë të ngritin zërin për këtë grup. Ajo tha se drejtësia për këtë kategori që është margjinalizuar nuk është arritur ende, pasi që fajtorët i kanë shpëtuar drejtësisë. Sipas saj, kjo ka filluar të ndryshojë, por ende mbetet punë për t’u bërë.
Edhe kërkuesja në Kosovë dhe autorja e raportit, Sian Jones, potencoi se primare është çështja e drejtësisë dhe qasja në dëmshpërblim.
“Ka probleme të veçanta edhe rreth qasjes së provave qe janë marrë, gjithashtu ka edhe probleme tjera në çështjen e dëshmitarëve. Kemi kërkuar rishikimin e kodit të procedurës penale që do të rregullon mënyrën se si merren dëshmitë nga të mbijetuarit e dhunës seksuale”, theksoi ajo.
Problemi kryesor, sipas Jones, është se ka raste kur kryerësit e akteve janë identifikuar, porse nuk ka procedurim të rasteve pa u arrestuar ata. Ajo tha se kanë shqyrtuar se si shumë raporte për viktimat e luftës janë bërë menjëherë pas luftës, por UNMIK-u dështoi të merret me to menjëherë. Ndërsa tha se ndjehen mirë pasi që tashmë është alokuar buxheti për këtë kategori.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...































