Lajme

Kusari-Molliqajt: Ai që iu drejtove ishte ministri i Arsimit jo i Tregtisë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 07 December 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme i është drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqajt duke i thënë se i ka ngatërruar ministrat, shkruan Infokusi.com

Kusari-Lila ka thënë se Molliqaj  kur ka folur për Tregti i është drejtuar ministrit të Arsimit në vend që ti drejtohet ministrit të Arsimit.

“Në momentin kur fole për Ministrinë e Tregtisë në sallë nuk ishte asnjë Ministër i tillë sepse në sallë ishte vetëm Ministri i Arsimit” ka thënë Kusari-Lila.

-Advertisement-

Kusari Lila ka vazhduar duke thënë se nuk ka nevojë që Mollqiaj të marrë replikë sepse mund të jetë ngatërrim nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera