Lajme

Haxhiu: Jeta e punëtorit vlen 7,500 euro?!

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 06 December 2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas dënimit që i është shqiptuar kompanisë Bechtel&Enka. Ku kjo kompani është dënuar me vetëm 7,500 euro qobë .

Sipas saj a ka ndonjë institucione të drejtësisë në këtë vend që vendosin drejtësi dhe japin dënime penale për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës.

Më poshtë keni postimin e plotë të Haxhiut:

-Advertisement-

7, 500 euro qenka dënu kompania Bechtel&Enka për vdekjen e punëtorit në vendin e punës! Madje inspektoriati krekoset me këtë!
Pra u kuptua se në Kosovë jeta e një punëtori vlen 7,500 euro?!
E dhimbshme!
A ka institucione të drejtësisë në këtë vend që vendosin drejtësi dhe japin dënime penale për vdekjet e punëtorëve në vendet e punës?
Përgjegjësia penale është e para dhe mbi të gjitha!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera