Specializantët paralajmërojnë protesta, u vonohen pagat me muaj
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 06 December 2017
Specializantët e mjekësisë po paralajmërojnë protesta gjatë ditëve në vijim, pasi që Ministria e Shëndetësisë nuk ua ka paguar pagat që disa muaj dhe njëkohësisht disa prej tyre nuk u kanë vazhduar kontratat e reja, të cilat u kanë skaduar në gjysmën e këtij viti.
“Në një takim të fundit që kemi zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, e kemi njoftuar se shumë shpejtë mund të organizojmë protesta para Ministrisë për shkak të vonesave të pagave.Disa specializantë nuk kanë marrë paga prej prillit të këtij viti, përkatësisht për gati nëntë muaj, ndërsa disa të tjerë janë paguar vetëm deri në gjysmën e gushtit të këtij viti”, ka thënë për portalin “Infokusi” njëri nga specializantët që ka qenë në takim me ministrin Ismaili.
Sipas tij, pavarësisht arsyetimeve se pagat do të procedohen pas rishikimit të buxhetit të këtij viti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonëse buxheti është aprovuar në Kuvend para një muaji.
Në anën tjetër, zyrtarë për informim nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për “Infokusin” se ministri Ismaili hapin e parë që e ka bërë me rastin e marrjes së detyrës ka qenë sigurimi i mbështetjes financiare për punësimin e specialistëve të papunë, por edhe të stafit të mesëm.
“Siç është bërë e ditur, Qeveria ka ndarë buxhet për punësimin e mbi 200 specialistëve të papunë dhe qindra të tjerëve nga stafi i mesëm. Hapat e tjerë do jenë planifikimi i mirë i specializimeve dhe distribuimit të kuadrove në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e kësaj Ministrie.
Mospagesën e pagave dhe mospërgatitjen e kontratave të reja me kohë ata e kanë arsyetuar me vonesat administrative dhe financiare. Por, siç thonë ata, pas lejimit nga Qeveria edhe të 11 milionë eurove, të cilat do të përdoren për barna dhe material shpenzues dhe mbulimin e rasteve të Trajtimit Jashtë Institucioneve Publike, një pjesë e këtyre mjeteve kanë të bëjnë edhe me pagesat e specializantëve, të cilëve do t’u kryhen obligimet.
“Kuptohet atyre, që nuk kanë vënë në lajthitje Ministrinë me rastin e lidhjes së kontratave, kur janë punësuar si “të papunë”.Pra, këto janë tema që tashmë kanë marrë filluar të zgjidhen”. / Infokusi/

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...


































