Rozë

Xhensila tregon se si do të reagonte nëse e tradhton Besi

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 03 December 2017

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare e kompletuar dhe së fundmi është martuar me djalin që ka dashur gjithmonë, Bes Kallakun.

Që pas dasmës, Xhensila nuk është shfaqur shumë në ekran, duke shijuar këtë periudhë të bukur në jetën e saj. Por mbrëmjen e kaluar bukuroshja Xhensila ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not”, të Roza Latit.

Moderatorja simpatike ka zbuluar si reagon ajo kur njerëzit e pyesin se çfarë do të bënte nëse Besi do e tradhtonte.

-Advertisement-

“Ishim tek kafja dhe e pyeta Xhensilën si do reagonte po ta tradhtonte Besi? Ajo u ngrit nga tavolina dhe bëri kryqin”, ka treguar Roza. Nga ana tjetër Xhensila është shprehur se një gjë të tillë nuk e çon ndërmend.

Pak javë më parë edhe aktori i humorit Bes Kallaku, gjatë një interviste ka dhënë përgjigjen për pyetjen se si do të ishte reagimi i tij nëse Xhensila do ta tradhtonte.

“E para nuk e konceptoj fare që diçka e tillë të ndodhë. Por nëse ndodh do të veproj siç bëjmë ne nga Fushë Kruja, do ta merrja në makinë dhe… por bëj shaka pasi realisht nëse do të ndodhte secili në jetën e vet në planet e veta, megjithatë e theksoj se nuk e konceptoj diçka të tillë”, u shpreh Besi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera