Krasniqi reagon ashpër: O njerëz territori nuk falet as me referendum
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 01 December 2017
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë së as me referendum politikanët nuk kanë të drejtë të falët territor.
Krasniqi ka thënë se politikanët të cilët marrin besimin për të qeverisur me vendin, nuk ngurrojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë.
“Përditë, politikanë të nivelit të “lartë” te instaluar në nivelet e larta të shtetit, që kanë marrë besimin për të qeverisur me vendin, me ruajt fortë sovranitetin e shtetit, me ruajt të paprekshëm tërësinë territoriale të vendit që përfaqësojnë, vrapojnë të deklarojnë gjithë andej, defilojnë në medie elektronike të varura e të pavarura, nuk ngurojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë?! Tokën e mbrojtur fortë nga breza të shkuar dhe që u duhet shumë edhe atyre që vijnë. Në një rast të tillë, njeriu s’ka si mos t’i shtroj disa pyetje: Çka mbrojnë këta njerëz? Atdheun a veten e tyre? A duhet të bëhen ata mburojë e Atdheut apo Atdheu mburojë e tyre?” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi thotë se as arsyeja liberalizimi i vizave nuk është për tu falur tokë.
“Në medie e jashtë tyre, opinionistë të varur e të pavarur, drejtues të emisioneve televizive, kryetarë partish e partiçkash, vrapojnë secili në kaçikun e tij, të shfaqin gatishmëri për të falë territor stërgjyshor, e nuk ju shkon ndërmend (nëse kanë), se as Kryeministra e Kryetarë shteti a Kuvendi, as ministra të jashtëm a të brendshëm, nuk e kanë të drejtën të falin territor. Dhe shih për ketë, ata e kanë gjetur një arsyeje të fortë, liberalizimin e vizave për qytetarët. Këta po e falin territorin e qytetarëve për hir të qytetarëve?! O njerëz, nëse meritoni t’ju them kështu, a e dini se territori nuk guxon të falet apo të hiqet dorë nga ai, madje as me REFERENDUM!” ka përfunduar Krasniqi.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...






























