Gionee zbulon 8 smartfonë të rinj me specifika të fuqishme
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 27 November 2017
Prodhuesi kinez i smartfonëve, Gionee ka zbuluar tetë smartfonë të rinj në një ngjarje në shtëpinë e tij. Lista e smartfonëve përfshinë S11S, S11, S11 lite, M7 Plus, M7 mini dhe F205.
Të fillojnë me Gionee S11, i cili vjen me ekran 5.99-inç FullView me raport prej 18:9 dhe rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë, procesor MediaTek Helio P23 SoC me tetë bërthama, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me kamerë kryesore të dyfishtë dhe atë të përparme të dyfishtë, përkatësisht 16 + 5 megapikselë dhe 16 + 8 megapikselë.
Me dimensione prej 159.5 x 77 x 7.8 mm dhe peshë prej 170.5 gramë, S11 ka baterinë prej 3,410 mAh dhe punon me sistemin operativ Android 7.1 dhe ndërfaqen e përdoruesit Amigo 5.0 UI. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër, ari dhe rozë-ari.

Gionee S11S tani për tani është në dispozicion vetëm në tregun kinez. Vjen me ekran 6.01-inç FullView me rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë, procesor MediaTek Helio P30, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme. Po ashtu, edhe S11S ka kamera të dyfishta në pjesën e pasme dhe të përparme – 16 + 8 megapikselë dhe 20 + 8 megapikselë.
Gionee M7 Plus vjen me ekran 6.43-inç FullView me raport prej 18:9, procesor Snapdragon 660 SoC, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 5,000 mAh.
Gionee S11 lite vjen me ekran 5.7-inç FullView me raport prej 18:9 dhe rezolucion prej 1440 x 720 pikselë, procesor 1.4 GHz Snapdragon SoC, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 2 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë. Po ashtu, S11 lite punon me sistemin operativ Android 7.1 me ndërfaqen e përdoruesit Amigo 5.0 dhe ka baterinë prej 3,030 mAh. Në dispozicion është me ngjyrë ari, të kaltër të mbyllët dhe të zezë.
Sa i përket çmimit, M7 Plus kushton rreth 665 dollarë, S11S rreth 500 dollarë, S11 rreth 272 dollarë, si dhe S11 lite rreth 195 dollarë, përcjell Koha.net. S11 dhe S11S do të jenë në dispozicion për shitje nga muaji i ardhshëm, ndërsa dy të tjerë do të jenë në dispozicion nga janari i 2018-ës.

Ndër pajisjet tjera të zbuluara, përfshihen M7 dhe M7 Power të cilët janë zbuluar më herët nga kompania, janë edhe këto dy të fundit – M7 mini dhe F205.
Në lidhje me M7 mini dhe F205, asnjë informatë nuk është zbuluar përveç çmimit të tyre – rreth 210 dollarë kushton M7 mini dhe rreth 150 dollarë F205, si dhe do të jenë në dispozicion nga muaji i ardhshëm.

T� tjera
-
Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, ësht...
-
Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ngre shqetësime në Komisionin për Siguri
Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur di...
-
Seancë e jashtëzakonshme nesër, debat për Raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare nesër, e mërk...
-
50 automjete, 11 të vdekur, përplasje masive në mjegull në Bullgari (Pamje)
Një aksident me rreth 50 autohumbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën. Kët...
-
“Ligjërimi” i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në ...
-
Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës
Metalet që gjenden në mbetjet industriale të Trepçës, të grumbulluara ndër de...
-
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se...
-
Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar nismën ligjore për ndryshimi...
-
Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentë...
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeveri...
-
Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar
Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana...


































