Buffon në kërkim të rekordit historik në Serie A
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 18 November 2017
Gianluigi Buffon ka thyer rekorde të shumta gjatë karrierës dhe deri në fund të këtij sezoni, kur edhe planifikon t’i varë atletet – mund t’i thyejë edhe disa tjerë.
Gianluigi Buffon mund t’i thyejë disa rekorde para se të pensionohet në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Portieri i Juventusit mund të kishte luajtur Botërorin e gjashtë në Rusi, por Italia u shokua në “play-off” nga Suedia, duke mos arritur kualifikimin.

Buffonit ka thyer shumë rekorde, ndërsa pavarësisht se nuk do të luajë në Botëror, 39 vjeçari ka edhe dy rekorde për të thyer.
Buffon aktualisht është i dyti me më së shumti paraqitje në histori të Serie A, me 627, Paolo Maldini është i pari me 647.
Nëse veterani italian luan 21 ndeshje nga 26 të mbetura në Ligëm do ta thyejë këtë rekord.

Buffon numëron 10 Scudetto, por jo zyrtarisht për shkak se Zonjës së Vjetër i janë marrë trofetë në vitet 2004/05 dhe 2005/06 për shkak të skandalit “Calciopoli”.
Zyrtarisht, portieri i Juves ka tituj të fituar sa Virginio Rosetta, Giovanni Ferrari dhe Beppe Furino, por nëse Zonja e Vjetër fiton edhe këtë edicion, Buffon do të shkojë në nëntë trofe, megjithëse 39 vjeçari do të numërojë 11’të.

Buffon aktualisht mban rekordet për më së shumti paraqitje si portier, ndërsa ka shkuar në 974 minuta pa pranuar gol dhe më së shumti ndeshje me radhë pa pranuar gol (10).
Përveç kësaj, ai ka luajtur më shumë minuta se çdo lojtarë tjetër për Juventusin, gjithashtu mban edhe rekordin për më së shumti paraqitje për Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve.
Alessandro Del Piero mban rekordin për më së shumti paraqitje për Juven 705, dhe Buffon duhet të bëjë edhe 70 paraqitje për të arritur këtë.

Për Kombëtaren e Italisë, Buffon është larg të tjerëve me 175 paraqitje, që besohet të ketë qenë e fundit ajo në barazimin me Suedinë në “San Siro”.
Buffon me Kombëtaren mban edhe rekorde; portën e paprekur (77), penalti të pritura (5) dhe më së shumti ndeshje si kapiten, ku ndan vendin e parë me Fabio Cannavaro, dytë me nga 79 paraqitje. /Gazeta Express/


T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...































