Veseli: Me projektin “Bashkimi i Qytetit”, Agim Aliu bashkon tërë Ferizajn (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 16 November 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizajn.
Veseli ka thënë se Agim Aliu është kryetar i vendimeve dhe projekteve të mëdha për Ferizajn, i cili përveçse ka përkrahjen e qytetarëve të Ferizajt, e ka përkrahjen edhe të qeverisjes qendrore.
“Agimi gjithmonë ka qenë njeri unifikues, që i ka bashkuar njerëzit. Ndërsa, si Kryetar i Ferizajt, me projektin e tij shumë të rëndësishëm, ai do ta bashkojë edhe tërë qytetin e Ferizajt. Do ta modernizojë infrastrukturën dhe Ferizaji do të bëhet komunë shumë tërheqëse për investitorë të vendit dhe të huaj”, ka thënë Veseli.
Ai ka premtuar se Ferizajt do t’i kthehet ritmi i shpejtë i zhvillimit, siç e kërkojnë dhe e meritojnë ferizajasit.
Ndërsa, kandidati për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se ky projekt në vlerë prej 2.5 milionë euro është i planifikuar të zbatohet në tri faza, ku në fazën e parë parashihet ndërtimi i urave mbikaluese në formë harku që lidhin rrugët “Tahir Sinani” dhe “Ahmet Kaçiku”, si dhe nënkalimi për automjete që lidh rrugët “Vëllezërit Gërvalla” me “Latif Hasani” – prapa postës, deri te rrethrrotullimi afër Shtëpisë së Pensionistëve.
“Në po këtë fazë është planifikuar të vazhdohet edhe nënkalimi ekzistues nën rrugën “Ahmet Kaçiku”, por me dalje në rrugën “Emin Duraku”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, në fazën e dytë, sipas tij, është planifikuar të ndërtohet edhe nënkalimi për automjete që lidh rrugën “Rexhep Bislimi” me rrugën “Agim Matoshi”, deri te tregu dhe me dalje në rrugën “Enver Topalli”, si dhe ndërtimi i parkingjeve nëntokësore te tregu i gjelbër me partneritet Publiko-Privat.
Kurse, në fazën e tretë, bazuar në projektin e shpalosur nga kandidati i PDK-së për Kryetar të Ferizajt, do të ndërtohet edhe rruga nëntokësore që lidh rrugën e ndërtuar në fazën e parë me atë të ndërtuar në fazën e dytë nëpër qendër të qytetit, si dhe të ndërtohen parkingjet nëntokësore në Sheshin e Ferizajt, bashkë me lidhjen nëntokësore me qendrën komplekse te Stacioni i Autobusëve.


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...






























