Lajme

Policia tentoi të fshehë arrestimin e biznesmenit? Zv.ministri sqaron akuzat

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 04 November 2017

Zv.Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka komentuar sot në News 24, akuzat e opozitës se policia e Elbasanit ka tentuar të fshehë arrestimin e biznesmenit Orest Sota.

Sipas policisë Oresti nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe më vonë, kur u ndalua u kuptua se kishte me vete 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit.

“Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori.

-Advertisement-

Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”,- tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera