AGK reagon ndaj deputetes së PDK-së
Autori: Gazeta inFokus
18:16 | 04 November 2017
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Xhevadire Izmakut lidhur me një status të sajin në Facebook. Kjo e fundit e ka akuzuar një gazetare për mosprofesionalizëm dhe anim politik në një pyetje të parashtruar.
Lidhur me këtë, AGK ka bërë me dije se gazetarët kanë të drejtë të shtrojnë çfarëdolloj pyetje nëse vlerësojnë se ato janë në interes të opinionit publik.
Ky është reagimi i AGK-së:
AGK: Politikanët të mos u prijnë fushatave kundër gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e anëtares Arta Avdiu se ajo është duke u kërcënuar përmes mesazheve të ndryshme. Kërcënimet vijnë si pasojë e një postimi të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku e cila në postimin e saj ka akuzuar gazetatën Arta Avdiu për mosprofesionalizëm si dhe anime politike, pavarësisht se kjo e fundit, vetëm se po e kryente punën e saj. AGK, konsideron se mënyra e veprimit të deputetes Izmaku nuk është forma më e mirë e shprehjes së kundërshtimit në raport me punën e gazetarëve.
AGK, dëshiron të ja bëjë të qartë deputetes në fjalë se gazetarët kanë të drejt të bëjnë çfarëdolloj pyetjesh nëse ata konsiderojnë se janë në interes të opinionin publik.
AGK kërkon nga përfaqësuesit politik që të zgjedhin forma profesionale të shprehjes së kundërshtimit të tyre në raport me punën e medive dhe gazetarëve.
Në kohën kur vendi ynë është duke u përballur me situatë të rëndë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe respektimit të lirisë se mediave, çdo nxitje apo nisje e fushatave linçuese nga ana e politikanëve mund të prodhojë pasoja për gazetarët. Ne besojmë se gazetarët sot, më shumë asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje të të gjitha institucinoneve, kjo për faktin se vetëm deri në këtë fazë të vitit në polici janë paraqitur 23 raste të kërcenimeve, sulmeve apo forma të tjera të presionit dhe shantazhit ndaj gazetarëve

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































