Lajme

Përurohet Kompleksi “Monumenti i Lirisë”, kushtuar komandant Mujë Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 04 November 2017

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot në fshatin Çabiq të Klinës, është mbajtur një manifestim ku është bërë përurimi i Kompleksit Memorial “ Monumenti i Lirisë”, kushtuar komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi- Kapuçi.

Monumenti është ndërtuar pikërisht në vendin ku Muja gjatë luftës ka përgatitur dhe projektuar sulmet kundër forcave serbe.Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë idenë për ndërtimin e këtij memoriali dhe që ndihmuan në realizimin e tij.

“Ne po u mësojmë historinë gjeneratave të reja për të mos harruar atë për të cilën janë flijuar shumë, në mesin e tyre edhe heroi i kombit Mujë Krasniqi. Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë për të cilën kemi paguar shumë edhe pas luftës ngase disa po mbahen prapa grilave siç është rasti i Sylejman Selimit, mik dhe shok i imi dhe Mujës si dhe shokë të tjerë të cilët padrejtësisht po e paguajnë shtrenjtë angazhimin e tyre në luftën çlirimtare.

-Advertisement-

Sa më shumë që të jemi të bashkuar rreth idealit dhe qëllimit tonë të përbashkët aq më i fortë dhe më i fuqishëm do të jetë imazhi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Bashota.

Në emër të organizatave të dala nga lufta foli Zeqir Morina sipas të cilit me zbulimin e këtij memoriali nderojmë dhe vlerësojmë gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës. Ndërsa, Bedri Gashi, ka folur në emër të Këshillit Organizativ dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e këtij Memoriali.

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së Qendra, kanë dekoruar kryetarin e Komunës së Klinës me mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfillte të Komunës së Klinës dhe OVL-ve të UÇK-së. Mirënjohje i është dhënë edhe babait të komandant Mujë Krasniqit, Halil Krasniqit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera