Krizë mes çiftit Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj? (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 04 November 2017
Ata përfliten se janë një ndër çiftet më romantikë të show bizit. Gjithnjë e rrethuar nga lulet e dhuratat e jo vetëm, Luana dhe partneri i saj, Krenari, edhe pse nuk kanë dashur të hedhin foto së bashku në rrjetet përkatëse sociale, duken shumë të dashuruar
Por kjo para se të merrnim vesh se gjërat nuk shkojnë edhe aq fushë me lule për çiftin. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se kanë filluar krisjet e para për çiftin e ri shqiptaro-kosovar. Mesa duket Krenari paska disa nota të ndjeshme xhelozie ndaj asaj që para disa kohësh e quajti “gruaja ime”. Mos vallë për shkak të veshjes së ekzagjeruar të bukuroshes Luana, e cila spikat me format e saj bombastike në rrjetet sociale.
Para pak kohësh ka nisur edhe emisioni i ri, i cili është nën drejtimin e bukuroshes Luana të quajtur “Shiko kush luan”.
Në postimet e saj të fundit, si edhe në të mëparshmet, moderatorja seksi shfaqet tepër sensuale dhe provokuese me dekolte që bie shumë në sy. Një gjë e tillë i ka “ndezur” fansat e saj duke i bërë komente nga më të ndryshmet. Mbase kjo e ka shtuar akoma edhe më tepër xhelozinë e biznesmenit nga Kosova. Edhe pse, nuk është hera e parë që ai shfaq nota xhelozie ndaj bukuroshes Vjollca, duke bërë që kjo e fundit të stepet në disa postime të saj.
Por nuk është folur më parë për një krisje të tillë. Duke qenë se edhe si tradicionalë që janë shqiptarët nga Kosova parapëlqejnë që gruan ta kenë për vete dhe më serioze në pamjen e saj. Një gjë e tillë u vu re edhe me motrën e Luanës, Marinën, e cila u bë më e rezervuar edhe më serioze në postimet e saj.
Gjithashtu, mund të thuhet se çifti u pa të ishte pjesë e muajit të mjaltit të çiftit Marina-Getoar, ku Luana nuk harroi të postonte foto të shumta provokuese dhe statuse nga parajsa e egër ku bukuroshja atraktive dukej shumë sensuale e veshur me bikini.
Kjo nuk është pasuar me ndonjë reagim negativ të partnerit të saj. Përkundrazi, kujtojmë që në një foto ku ajo kishte dalë me të brendshme të “Calvin Clain”, Krenari nuk kishte harruar të lë një koment aspak “kompromentues”, duke shkruar “Smoking hot”(shumë tërheqëse).
Ende nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj krisjeje mes çiftit, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen apo edhe veshjen e Luanës në puntatën tjetër të “Shiko kush luan” për të kuptuar edhe më qartë arsyet e kësaj sjelljeje të Krenarit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...