Ish-Zëvendësministri i Brendshëm godet policinë: Duhet të pastrohet nga pjesa kriminale
Autori: Gazeta inFokus
18:40 | 29 October 2017
Ish-Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se Policia e Kosovës në vend të reagimeve të mjerueshme duhet të merret me pastrimin e elementëve kriminalë që ka brenda vetes.
Ky reagim i Mustafës ka ardhur pas një komunikate të Policisë, ku thuhet se ky institucion nuk është i korruptuar dhe se po tentohet të njolloset ky institucion.“Qëndroj prapa asaj që kam thënë para afër një viti.
Qëndrimet e mia të atëhershme nuk kanë qenë kundër Policisë së Kosovës dhe punës së mirë që bëjnë pjesa më e madhe e saj, por, kundër pjesës së diskutueshme.
Mendoj se menaxhmenti i Policisë është dashur të më falënderojë atëherë për temën e hapur e jo të më sulmonte në mënyrën më të ultë, duke u munduar të më paraqesin si armik të Policisë. Reagimi i atëhershëm i PDK’së ndaj meje ka qenë mjerues dhe koha e ka demantuar këtë”, ka thënë Mustafa, për Express, të dielën.
Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, Mustafa, në cilësinë e Zëvendësministri të Punëve të Brendshme kishte denoncuar një nga një rastet kriminale në Polici. Atëherë, nuk kishte përmendur emra, por kishte thënë se është i gatshëm të dëshmojë para Prokurorisë.
“Pastrimi i policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara është shërbimi më i madh që mund t`iu bëhet qytetarëve”, kishte thënë atëkohë Zëvendësministri i Brendshëm.
“Ka përfolje se:– shumë policë janë frekuentues të rregullt të kazinove dhe se aty humbin shuma parash shumë herë më të mëdha se të ardhurat e tyre mujore nga pagat. Nga prejardhja e atyre parave ?!;– policë të caktuar ruajnë diskotekat me në emër anëmbanë Kosovës, diskoteka në të cilat ka dyshime se përdorën lëndë narkotike dhe shërbehen pijet alkoolike për të miturit, ( pse po dështojnë shumë aksione të Drejtorisë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve ?!);– policë ( besa edhe eprorë ) të caktuar më shumë mund ti shohësh në ambiente të universiteteve publike e kolegjeve private , se sa në zyrat e tyre të punës, etj.,etj.Heshtja përballë këtyre fenomeneve zbehë punën e madhe që ka bërë e po bënë Policia e Kosovës.
Është koha e fundit të tregohet vendosmëri më e madhe në luftimin e këtyre dukurive”, kishte shtuar ai.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































