Gjendje e tmerrshme e shkollave dhe arsimit në Kaçanik (Video)
Autori: Gazeta inFokus
18:10 | 29 October 2017
Publikimi i pamjeve të Shkollës Profesionale “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” të Kaçanikut, në debatin për zgjedhjet lokale “Debat Pernime“, ka ngjallur reagimin e kryetarit Besim Ilazi dhe të Drejtorisë së Arsimit të kësaj Komune.
Në një bisedë përmes telefonit me KALLXO.com, Ilazi tha se gjendja e shkollës e shpërfaqur në “Debat Pernime” nuk është e mandatit të tij. Sipas tij, fotoja me dërrasën e zezë të dëmtuar është e vitit 2012.
Por, kjo mohohet nga mësimdhënësi i shkollës, Basri Kodra, i cili ka thënë se fotot e infrastrukturës shkollore ku shihen tabelat e dëmtuara dhe dritat e varura janë të vitit 2017.
“Kam bërë foto të klasave pa dyer, të xhamave të thyer, të bankave të çrregulluara dhe të prishura. Kam bërë foto të tabelave që ishin tejet të shkatërruara. Disa nga këto foto edhe i kam publikuar”, tha Kodra.
Sipas tij, fotoja e tabelës dhe dritës së rënë në Shkollën Profesionale, janë bërë në vitin 2017, pikërisht gjatë këtij mandati të udhëheqjes komunale.Për të parë nga afër problemet e kësaj shkolle, ekipi i KALLXO.com ka vizituar shkollën me ç’rast ka biseduar me ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zekrija Baftiu. Ai tha se qëkur ka marrë këtë pozitë, para një muaji, nuk ka pasur dëmtime të tabelave!
“Ato tabela kanë qëndruar diku -4 muaj dhe janë eliminuar për shkak se kanë qenë material i dobët, kanë qenë letër, dhe me lagien me shpuzë e kanë humbur formën e vet dhe janë dëmtuar”, tha ai.Baftiu tregoi se shkolla është e vjetër dhe se shpeshherë bien tabelat nga muret e dobëta.
Po ashtu, shkolla ka probleme me hapësirë për mësimnxënie dhe ka mungesë të sallës së edukatës fizike e cila për momentin është e improvizuar.“Nga 34 paralele kemi 13 klasë dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Gjatë kësaj kohe kemi edhe klasë lëvizëse për shkak të mungesës së hapësirës”, deklaroi ai. /kallxo/

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























