Lajme

Telashe në Çair, dyshohet për presion ndaj votuesve

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 29 October 2017

Policia ka ndërhyrë rreth orës 14h, në një rast ku dyshohej për presion ndaj votuesve.

Rasti është raportuar në vendvotim te shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair të Shkupit, ku ekipi i TV21, ishin dëshmitar.

Policia ka legjitimuar të dyshuarin që gjendej te dera e oborrit të shkollës, e më pas edhe e largoi nga afërsia e vendvotimit.Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair, Xhemil Idrizi, thotë për TV21 se raste të ngjashme, të ushtrimit të presionit ndaj votuesve, janë evidentuar edhe në vendvotime të tjera.

-Advertisement-

Sipas tij, që nga mëngjesi janë regjistruar tentime të tilla, por ato, siç thotë ai, nuk kanë penguar procesin zgjedhor, i cili po zhvillohet në 86 vendvotime.Në Çair, 56.717 persona kanë të drejtë vote në balotazh, kurse deri në orën 14h, 23% votuan.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy