Krimineli Llazareviq, propozohet nga Qeveria e Serbisë për “ligjërata lufte”, a do të reagoj BE-ja?
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 27 October 2017
Gjenerali serb, Vlladimir Llazareviq, i dënuar për krime lufte, njihet me krimet makabre të armatës jugosllave të bëra në Kosovë.
Nga fillimi i viteve të 90-ta dhe deri në përfundim të luftës në Kosovë, ai ka qenë drejtues i Korpusit të Prishtinës dhe më vonë edhe Komandant i Armatës së Tretë të ish-Jugosllavisë apo thënë me gjuhën ushtarake serbe “Treca Oblast”.
Çdo vrasje dhe çdo masakër e ka pasur bekimin dhe nënshkrimin e Llazareviqit dhe për këto krime brenda periudhës kohore 1998-1999, nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me 15 vjet burg së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdaniqin, anëtarin e Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Nebojsha Pavkoviqin dhe ish-zëvendëskryeministrin e ish-Jugosllavisë, Nikolla Shainoviqin, transmeton IndeksOnline.
Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, Vlladimir Llazareviq u kthye në Serbi në fund të vitit 2015, ku u prit si hero i Serbisë, jo si kriminel lufte.
Tash së fundmi, në një miting të veteranëve serbë të luftës, krimineli Vlladimir Llazareviq u propozua nga Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, që përvojën e tij ushtarake ta bartte në Akademinë Pedagogjike të Armatës Serbe.
Por, ndaj këtij propozimi, dje publikisht ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se kjo nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE dhe në shtetet anëtare të saj.
Thaçi ka thënë se nuk e paragjykon reagimin e BE-së dhe me vëmendje e durim e pret një të tillë, porse nuk e di çfarë ka më të shëmtuar se fakti që një i dënuar për krime lufte kundër njerëzimit, do të ligjërojë në akademinë ushtarake të Serbisë.
“Ai do të ligjërojë me krenari për strategjitë dhe metodat moderne që regjimi i tij dhe vetë ai, ka përdorur gjatë shekullit të kaluar në përpjekjet e tyre për spastrim etnik në Kosovë. Ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në. Pra, ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet sesi do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kur ishte liruar Llazareviq nga burgu i Hagës, Qeveria e Serbisë për kthimin e tij në Serbi kishte organizuar edhe aeroplan special dhe në atë aeroplan ishin edhe Ministri i Drejtësisë dhe ai i Mbrojtjes. Kurse, në aeroportin ushtarak të Nishit, Llazareviq ishte pritur me nderime ushtarake dhe aty ishte prezent edhe tërë stafi i Kishës Ortodokse serbe dhe shefi i Shtabit të Armatës Serbe, krimineli tjetër i luftës, Ljubisha Dikoviq.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























