Policia e Kosovës zhvillon operacionin policor “Identifikimi i emigrantëve të parregullt, ndalimi dhe kthimi i tyre në vendin e origjinës”
Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 26 October 2017
Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin e Ferizajt ka realizuar planin operativ ”Identifikimi i emigrantëve të parregullt, ndalimi dhe kthimi i tyre në vendin e origjinës”.
Gjatë këtij aksioni policor janë identifikuar dhe ndaluar: gjashtëdhjetë e nëntë shtetas nga Republika e Shqipërisë, 55 të moshës së rritur dhe 14 fëmijë, të shoqëruar nga familjarë të tyre, të cilët ishin duke qëndruar në mënyrë të parregullt/ilegale në vendin tonë.
Të gjithë të identifikuarit dhe të ndaluarit kishin hyrë legalisht në Kosovë si turistë dhe gjatë qëndrimit këtu kanë kryer aktivitete të kërkim-lëmoshës në qytetin e Ferizajt. Po ashtu edhe ndaj shtetasve kosovarë të identifikuar si strehues (akomodues) të tyre, u janë iniciuar procedurat ligjore, shqiptimi i gjobave sipas Ligjit për të huaj.
Pas kompletimit të rasteve duke u bazuar në Ligjin për të huaj Nr. 04/L-219, të gjithë emigrantët në mënyrë të organizuar janë depërtuar për në shtetin e origjinës përmes Pikës së Kalimit Kufitar-Vërmicë.
Gjatë trajtimit të tyre, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët policorë-hetuesit e Njësisë Rajonale kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Ferizajt si dhe është njoftuar Qendra për Punë Sociale-Ferizaj të cilët i kanë trajtuar të gjithë emigrantët nga fushëveprimtaria e tyre, mirëpo nuk kanë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore.

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...































