Lajme

Deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 532 mijë e 288 votues

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 22 October 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë për sot për të raportuar rreth raportimin e procesit zgjedhor, shkruan Infokusi.com.

Kryetarja e KQZ-së, Valdet Daka ka thanë se deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 532mijë e 288 votues.

“Në bazë të të dhënave të dërguara nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës deri n orën 15:00 kanë votuar 532mijë e 288 votues ose 28.89% të votueses” ka thënë Daka

-Advertisement-

Ajo ka bërë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit 2013

“Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013 në të njëjtën kohë kanë votuar  përafërsisht 568mijë e 709 votues apo 31.96 %.” ka thënë ajo

Daka ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar vetëm disa parregullsi të vogla

“Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar me rregull përveç disa parregullsive të vogla” ka thënë ajo

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 20:00 ku do të paraqitet numri i votuesve  dhe mbylljen e votuesve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera