Sport

Vokrri gol shqiptarëve por edhe humb disa raste për Partizan, që eliminohet midis Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 October 2017

Fadil Vokrri do të jetë prezent  në ndeshje dytë ndërkombëtare që Partizani i Beogradit e luan si mysafir në Shqipëri, të enjten mbrëma kundër Skënderbeut. 

E para kishte ndodhur 30 vjet më parë, më 16 shtator të vitit 1987. Atëkohë Vokrri ishte sulmuesi kryesor i ekipit serb dhe në përballjen me Flamurtarin e Vlorës, ishte mposhtur 2-0 në Shqipëri.

Vendimtare ishte ndeshja e kthimit në Beograd. Pjesën e parë vendësit e fituan 1-0, e pas një ore lojë ishte pikërisht Fadil Vokrri, i cili e dyfishoi epërsinë në 2-0, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

-Advertisement-

Mirëpo 15 minuta para përfundimit të lojës, Sokol Kushta më një gjuajtje të bukur e kishte shënuar golin e kualifikimit për rezultatin 2-1.

Në atë lojë Vokrri kishte humbur disa raste shënimi.

Në videon e mëposhtme shihen disa shanse që i kishte humbur futbollisti shqiptar i Partizanit. Madje, pak para përfundimit të lojës, del i vetëm përballë portierit por nuk e qëllon fare portën. Komentatori serb thotë se kjo nuk ishte dita e Vokrrit.

Ndeshja Skënderbeu – Partizan fillon në ora 21:05.  /gazetametro.net

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera