Varësia nga celulari dhe tableti është ”droga” e re që po helmon trurin e fëmijëve, ja si duhet të reagojnë prindërit përballë këtij fenomeni
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 17 October 2017
Nëse u jepni fëmijëve tuaj një smartphone është “si t’u jepni një gramë kokainë”. E ka shpjeguar për The Independent Mandy Sailgari, një psikologe e varësive të përhershme dhe marrëdhënieve familjare.
Dr. Saligari është shefe e Klinikës së Rehabilitimit Harley Street Charter dhe dy të tretat e pacientëve të saj janë djem të moshës 16 deri 20 vjeç, por shumë janë edhe më të rinj. Gjatë dekadës së fundit, numri i adoleshentëve të ndihmuar nga kjo strukturë është rritur në mënyrë eksponenciale. “Gjithmonë them se nëse i jepni një fëmije të vogël një smartphone ose tabletë është sikur t’i jepni një shishë vere ose një gram kokainë”, thotë terapistja, duke paralajmëruar prindërit për rreziqet e rrjeteve sociale.
Shumica e pacientëve të saj janë vajza ndërmjet moshës 13 dhe 15 vjeç, të përfshira në të ashtuquajturën “sexting”: dërgimi i imazheve seksualisht eksplicite, përmes celularit të tyre. “Shumë vajza në veçanti janë të bindura se dërgimi i një fotoje lakuriq përmes smartphone-t të tyre është gjë normale,” thotë psikologia. Pak ditë më parë kishte hapur shumë diskutime lajmi për ekzistencën e një qendre detoksifikimi për smartphone dhe pajisje elektronike për adoleshentët amerikanë. Struktura ndodhet pranë Seattle dhe ofron ndihmë për të rinjtë që kalojnë shumicën e ditës para video-lojërave ose në internet.
“Pse i kushtojmë më pak vëmendje këtyre gjërave, sesa drogës apo alkoolit?”, vazhdon Mandy Saligari. “Të bindësh adoleshentët që të braktisin telefonin e tyre të mençur është shumë e komplikuar, për ta është një dorë e tretë, por nuk mendoj se është e pamundur, shkollat që u kërkojnë të rinjve të kalojnë kohë larg telefonit të tyre janë të shkëlqyera. Ju mund të mësoni vetëdisiplinimin e fëmijëve tuaj, “përfundon doktoresha. / Bota.al
Lexo më shumë në:

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...


































