Ja sesi të blini nga Microsoft duke përdorur Bitcoin
Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 16 October 2017
Është e vërtetë që Microsoft pranon Bitcoin për të blerë produkte dhe shërbime nga dyqanet e saj të aplikacioneve por në të njëjtën kohë ka edhe kufizime.
Bitcoin, monedha virtuale më popullore në botë me një vlerë tregu prej 91 miliard dollarësh, shënoi një sukses të paprecedent gjatë këtij viti vlera e të cilës u rrit me 450% krahasuar me një vit më parë.
Sot një Bitcoin këmbehet me 5,478 dollar. Kjo monedhë është cilësuar si revolucioni i radhës i teknologjisë dhe jo më kot kompani të shquara por edhe vende si Japonia tashmë pranojnë pagesa përmes Bitcoin.
Ca prej tyre janë Microsoft, Dell, Tesla, Steam madje edhe Wikipedia por ne do të ndalemi tek e para.
Microsoft filloi të pranonte Bitcoin për herë të parë në Dhjetor të 2014-ës në dyqanet e aplikacioneve të Windows, Windows Phone dhe Xbox.
Ajo mund të përdorej për të blerë aplikacione, lojëra dhe përmbajtjet dixhitale nga dyqanet online.
Ja sesi të përdorni Bitcoin për të blerë nga Microsoft
Vizitoni microsoft.com dhe kyçuni në llogarinë tuaj Microsoft
Nën seksionin Payment & Billing përzgjidhni opsionin Payment Options
Përzgjidhni Redeem Bitcoin dhe vendosni shumën që doni shtoni në llogarinë tuaj duke konvertuar Bitcoin
Rishikoni sasinë e Bitcoin që duhen për aq para sa kërkoni dhe përdorni portofolin dixhital për të kompletuar transaksionet brenda 15 minutaveNga kompjuteri hapni portofolin dixhital dhe paguani direkt nga porfotoli bitcoin në të njëjtën pajisje
Nga telefoni skanoni kodin QR për të paguar nga aplikacioni mobil i portofolit dixhital
Rreth përdorimit të Bitcoin në llogaritë e Microsoft
Është e vërtetë që Microsoft pranon Bitcoin për të blerë produkte dhe shërbime nga dyqanet e saj të aplikacioneve por në të njëjtën kohë ka edhe kufizime.
Kur depozitoni Bitcoin në fonde në llogarinë tuaj të Microsoft, këtë fond mund ta përdorni për të blerë lojëra, filma dhe aplikacione nga Windows dhe Xbox. Këto para nuk mund të përdoren për të blerë sende apo pajisje nga dyqanet online të Microsoft.
Paratë e depozituara duke konvertuar nga Bitcoin nuk rimbursohen më. Gjithashtu nuk mund ti përdorni për të blerë letra me vlerë të Microsoft. Çdo transaksioni i duhen të paktën dy orë për tu finalizuar.
Gjithashtu depozitimi i Bitcoin në llogarinë e Microsoft nuk është i mundur nga çdo vendi botës.

T� tjera
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...
-
Abdixhiku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për ...
-
Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar 251-vjetorin e the...
-
Plagosen me ar*më zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një push*kë automatike
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi se sot rreth orës...
-
Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Rep...
-
Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ndal edhe tek Kosova, gjatë një diskut...
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...
-
Sveçla: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzua...
-
Fatmir Limaj: Kosova nuk është më e njëjta pas 16 shtatorit!
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar në Prizren një takim me struktu...
-
AGK mirëpret aktakuzën e re për sul*met ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër...






























