Lajme

Këshilli i Evropës e zgjedh raportuesin e ri për Kosovën, është nga Katalonja

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 13 October 2017

Jordi Roca, raportuesi i ri i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, është nga Katalonja pjesë e delegacionit spanjoll në këtë institucion me seli në Strasbourg të Francës.

Mediet serbe shkruajnë se delegacioni nga Serbia e ka penguar zgjedhjen e danezit Mogens Jensen.

Afati për hartimin e raportit për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është dy vjet.

-Advertisement-

Katalonja dhe Kosova po përmenden ditëve të fundit në mediet botërore dhe nga zyrtarë të ndryshëm, pasi rajoni verilindor në kuadër të shtetit të Spanjës mbajti referendumin për pavarësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera