Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, Sabiha Shala shpalos programin për fuqizimin e rolit të gruas
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 11 October 2017
Kandidatja për kryetare të Pejës, Sabiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, në kuadër të programit të saj për qeverisje ka shpalosur një pjesë të projektit të saj që i dedikohet gruas, me ç’rast ajo ka treguar se së shpejti do të prezanton edhe projektet të tjera.
Në një intervistë për portalin Infokusi, programi që Sabiha Shala ka shpalosur është programi për barazi gjinore, i cili ka fokus të fuqizoj rolin e gruas dhe përfshirjen e saj të barabartë në vendimmarrje.
Ajo tha se programi i saj parasheh që të hapim qendra kulturore për nxënës të cilët do të kenë mundësi që të shfaqin talentet e tyre në art dhe muzikë.

Shala me theks të veçantë ka premtuar edhe përkushtimin e saj në përkrahjen e sportit të xhudos, duke marr parasysh talentet e shumtë të Pejës, sikur kampionia e shumëfishtë olimpike, Majlinda Kelmendi. Konkretisht premtimi i saj ishte për sallën e Xhudos e cila tha se do të përfundoj gjatë mandatit të parë.
Ajo pastaj ka shpalosur edhe pjesën tjetër të programit ku përfshinë avancimin në pjesëmarrje të grave në jetën publike dhe vendimmarrje, si dhe inkurajim të vazhdueshëm për ndërmarrësi dhe biznese të vogla.
“Gjatë qeverisjes time, komuna e Pejës do të udhëhiqet nga drejtori që gjysma e tyre do të drejtohen nga gratë. Do të ofrojmë mundësi financiare për gra të cilat fillojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre. Do të krijojmë një fond, buxhet të veçantë për promovimin e bizneseve të grave. Ky program do t’i mundëson atyre një mbështetje financiare në formë të grandeve apo subvencioneve për gratë që duan ta hapin apo zgjerojnë biznesin. Vlera e ndihmës financiare mund të përcaktohet nga vlera e investimit apo kushtëzimit bazuar në numrin e personave të punësuar”, ka thënë për Infokusin, kandidatja e PDK-së për Pejën, Sabiha Shala.

Premtim tjetër i saj ka qenë se Komuna e Pejës do të heq burokracinë lidhur me procedurat e aplikimit për mbështetje financiare për shkak të ngarkesave të procesit, dhe gjithashtu Komuna e Pejës në krye me Shalën, do të marrë fushata informuese pasi që shumë gra dhe biznese në përgjithësi mbesin pa aplikuar si rezultat i mos informimit.
Lehtësirat që Sabiha Shala premton se do i sjellë për gratë në Komunën e Pejës, kalojnë të gjitha pritshmëritë edhe të vetë grave që kërkojnë më nxitim ndryshimin në Pejë.
Shala ka menduar që në programin e saj për fuqizimin e rolin e grave në Komunën e Pejës të fus edhe përjashtimin nga detyrimet komunale për bizneset në pronësi të grave.
“Aktualisht bizneset në Pejë detyrohen që të paguajnë për tatime komunale, pagesa dhe tarifa për shërbime komunale si dhe detyrime tjera tarifore. Një mundësi e fuqizimit të grave në të bërit biznes do të jetë përjashtimi i grave të cilat udhëheqin biznes nga detyrimet dhe ngarkesat e tjera financiare për një periudhë të caktuar, me qëllim të lehtësimit të barrës financiare të fillimit të biznesit”, ka thënë Shala.
Projekti që Shala ka përpiluar shkon edhe më larg se kaq. Në këtë projekt ajo ka vendosur edhe dhënien e tokës së komunës në shfrytëzim ose me qira për të gjitha gratë që duan ti hynë rrugës së ndërmarrësisë.

“Sipas një rregullore të pronës se paluajtshme të komunës, komunat kanë të drejtë të japin në shfrytëzim dhe përdorim të tokës për një periudhe afatgjate ose afatshkurta. Bazuar në këtë, në programin qeverisës të komunës do të jetë edhe dhënia me qira e tokës komunale deri për një periudhë të caktuar kohore”, ka shtuar Shala.
Hapja e zyrave për këshillëdhënie, të cilat do të ndihmojnë gratë për të hartuar biznese, apo për të bërë regjistrimin e bizneseve, do të jetë pjesë e planit të Sabiha Shalës për të qeverisur në Pejë.
“Menjëherë pas mbështetjes financiare, grave në Pejë rreth lehtësimit të të bërit biznes i‘u duhet edhe keshillëdhënie dhe asistence teknike. Komuna e Pejës do të hap zyre për këshillëdhënie për biznese. Në këtë formë këto zyre do të ndihmojnë për ndihmë dhe udhëzime për të hartuar biznese, regjistrim i biznesit, mundësi për ngritje të biznesit etj“, ka thënë Shala.
LEXO EDHE: Sabiha Shala merr me qindra komente dhe vlerësime si kandidatja më e mirë e kësaj fushate
Projekti tjetër i Shalës, është certifikimi i grave që nuk kanë kualifikim superior. “Secila grua e aftë për punë, që nuk ka fakultet, pra ka vetëm shkollën e mesme, do të certifikohet për një kualifikim, qoftë për ndermarrësi ose zanat dhe mandej ajo do të jetë në gjendje që vetëpunësohet si dhe dijen e saj ta përçoj tek gratë tjera duke i angazhuara në biznesin e saj”, tha Shala.
Sabiha Shala premton se do të jetë zëri i grave në Komunën e Pejës, dhe këtë do ta bëjë përmes zbatimit të plotë të legjislacionit për barazi gjinore, dhe planeve të veprimit lidhur me fuqizimin e zyrës për barazi gjinore në administratën komunale.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...

































