Skandal i ri në Hollywood
Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 09 October 2017
Aktorja Ashley Judd thotë se 20 vjet më parë, kur me të është dashur të punojë në një projekt, ai e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit, ku e kishte pritur gjysmë i zhveshur, transmeton “Zeri.info”.
Producenti i njohur Harvey Weinstein, i cili është njëri nga më të fuqishmit në Hollivud, ka kërkuar falje dhe ka thënë se po shkon në “pushim” pas një varg akuzash për ngacmim seksual, akuza këto që janë zbardhur nga hulumtimi i gazetës “New York Times”.
“Jam i vetëdijshëm se sjellja ime ndaj kolegeve në të kaluarën ka shkaktuar shumë dhimbje dhe për këtë sinqerisht kërkoj shumë falje”, ka deklaruar Weinstein në deklaratën dërguar gazetës “New York Times” pas zbulimit të hulumtimit të enjten. “Edhe pse do të mundohem të jem më i mirë e di se kjo rrugë do të jetë shumë e gjatë. Tani duhet të punoj në veten time dhe të luftoj me demonët e mi. Planifikoj të marr pushim në kompani dhe në rend të parë të merrem me këtë problem”, ka shtuar ai.
Producentin 65-vjeçar, i cili ka qenë i nominuar për çmimin “Oskar” për filmin “New York Gangs” dhe kishte fituar këtë çmim për filmin “Shakespear in Love” në vitin 1999, akuzohet nga shumë femra për ngacmim seksual.
Kështu aktorja Ashley Judd thotë se 20 vjet më parë, kur me të është dashur të punojë në një projekt, ai e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit, ku e kishte pritur gjysmë i zhveshur. Ai e kishte pyetur nëse mund t’i bëjë masazh dhe ta shikojë derisa bën dush. Aktorja dhe regjisorja Lena Dunham ka lavdëruar këto gra që më në fund kanë vendosur të flasin për këtë.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...

































