Për të ju ofruar disa udhëzime se kur duhet thejshtë t’i jepni vaginës suaj pushim apo kur duhet të drejtoheni në mjek, Cosmpolitan.com ka folur me Anne-Marie Aimes Oelschlarger, një gjinekologe.
Prej nga vjen gjaku
Gjakderdhja vaginale pas seksit ndërlikohet shpejtë sepse ekzistojnë shumë pika të ndryshme nga ku vjen gjaku dhe është pothuajse e pamundur ta tregoni vetë pa mjetet dhe ekspertizën e mjekut. Gjinekologia thekson se mund të ndodhë në katër vende të ndryshme: hyrja vaginale në himen, brenda vaginës (në mure apo septum), qafën e mitrës dhe brenda mitrës.
Gjëra të ndryshme ndikojnë që këto katër vende të pësojnë gjakderdhje. Gjakderdhja më e zakonshme vjen sipasojë e dëmtimit të septumit vaginal, që paraqet pjesë të mishit që ndan vaginën në gjysmë, ku vlerësohet se rreth 3000 deri 8000 femra lindin si të tilla. Këshillohet të drejtoheni mënjëherë tek mjeku nëse keni pasoja të rënda.
Si ta dini nëse gjakderdhja është errezikshme
Siç shpjegon mjeku, gjëja më e rëndësishme që duhet t’i kushtoni vëmendje është vëllimi dhe shkalla e gjakderdhjes. Ashtu sikur për çdo plagë tjetër, gjaku i tepërt nuk është kurrë një shenjë e mirë. Shumica e gjakderdhjes postkoitale është më e lehtë, përveç rastit të septumit. Ajo thekson se nëse kaloni në mpiksje të madhe me madhësi sa një e katërta, atëherë duhet të drejtoheni në urgjencq.
Kur duhet ta vizitoni gjinekologun tuaj
Edhepse gjakderdhja mund të largohet shpejtë apo nuk përcillet me ndonjë dhimbje, Dr. Aimes Oelschlarger na këshillon që sërish të vizitojmë gjinekologun tonë. Ekzistojnë disa sëmundje seksuale transmetuese që mund të shkaktohen nga gjakderdhja vaginale si HPV, Chlamidia, gonorrea dhe trichomoniasis, poashtu edhe infeksionet fungale si dhe polipet në qafën e mitrës mund të shkaktojnë gjakderdhje vaginale. Vizita në gjinekolog mund të rregullojë të gjitha këto gjëra ndërsa polipet mund të hiqen poashtu me lehtësi.
Arsyeja kryesore e vizitës në gjinekolog është nëse keni gjakderdhje të rregullt në qafën e mitrës , gjë që mund të sinjalizojë shenjë të hershme të kancerit në qafën e mitrës. Andaj, duhet të përgatiteni që gjinekologu juaj do të ju parashtrojë një sërë pyetjesh rreth gjakderdhjes suaj, periodat, testet për sëmundje të mundshme infektive, shtatzëni si dhe kontrolle tjera sipas nevojës. Mos përjashtoni rekomandimin e mjekut dhe përmbahuni udhëzimeve.
Si mund të parandaloni gjakderdhjen?
Ashtu sikur me çdo lloj problemi parandalues që mund të keni me vaginën tuaj, mjeku në fjalë theksoi edhe rëndësinë e lubrifikimit. Nëse një çift ka marrëdhënie të shpeshta seksuale, si disa herë brenda ditës dhe nuk përdorin lubrifikim të mjaftueshëm, atëherë nuk është edhe e pazakontë që mos të keni gjakderdhje.
Ajo sqaroi poashtu se për femrat më të moshuara që e kanë estrogjenin në rënie, mund të ndikojë deri në ndjeshmëri më të madhe të indit vaginal dhe këto gra mundtë përjetojnë çarje të vogla nëse nuk janë të lubrifikuar mjaftueshëm. Ajo thekson edhe një mënyrë tjetër për të parandaluar gjakderdhjen duke marrë gjërat më ngadalë dhe me butësi. Nëse nuk keni pasur marrëdhënie për një kohë të gjatë, atëherë tregohuni të kujdesshëm, mbani kontrollin, provoni pozitat e përshtatshme dhe mbani intimitetin gjallë duke u ndjerë rehat me njëri-tjetrin.
Një mënyrë e lehtë për ta arritur këtë? Unë do të thoja edhe njëherë: gjithmonë përdorni lubrifikim të mjaftueshëm…!!!/femra.net