Rozë

Rita Ora do të “martohet” me një korçar

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 05 October 2017

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, Rita Ora u befasua dy herë nga bashkë biseduesi i saj.

Në një video të postuar në Youtube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor.

Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça.

-Advertisement-

“Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka.

“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombasit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera