Sport

Trepça ’89 ishte e pafat, ja sa para i humbi nga Vikingur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 04 October 2017

Trepça ’89 ishte skuadra e parë kosovare që luajti në arenën europiane, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve – por duke shkruar historinë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Klubi mitrovicas u mposhtë dy herë në kualifikimet nga skuadra e Vikingurit, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2 me 1 për Vikingurin, e dyta dhe në stadiumin “Adem Jashari” kishte përfunduar me fitore të thellë 1 me 4 për ekipin nga Ishujt Faroe.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që kampioni i sezonit të kaluar në Super Ligën e Kosovës t’i humbë 320 mijë euro, një shumë e majme për klubet kosovare.

Kujtojmë se sot Federata e Futbollit të Kosovës dhe UEFA ia dhuron 480 mijë euro shpërblim klubit nga Mitrovica, por nëse do ta eliminonte Vikingurin do t’i merrte plotë 800 mijë euro./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera