Lajme

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 04 October 2017

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Xhevdet Smakiqi ka ofruar dorëheqjen nga strukturat e kësaj partie.

Ai përmes një letre adresuar Kadri Veselit ka treguar paknaqësit në vendimmarrjet e PDK-së, duke thënë se  servilizmi dhe injoranca po dominojnë  në këtë parti, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se kurrë nuk do të veprojë kundër binjdeve të tij, prandaj edhe ka dhënë dorëheqje.

-Advertisement-

Letra e tij e plotë:

Më poshtë mund të gjeni aktin e dorëheqjes:

Dorëheqje nga PDK !

Adresuar :

Kryetarit Ztr.Kadri Veselit

Sekretarit Ztr.Bastri Musmurati

Nuk do ti jap vetit asnjë meritë në rrugëtimin 17 vjeqar të përkatësisë time politike deri me sot në PDK.

Si një anëtar i thjeshtë indivdualishtë familjarishtë dhe me rrethin shoqërorë e kam dhënë votën dhe kontributin modest por edhe të ndershëm brenda PDK-së për 17 vjet.

Nga viti 2013 nga bastioni absolut seksioni i Obrisë së poshtme nëndega e Likofcit Dega Skenderaj, jam zgjedhur anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Drejtues të PDK-së në vazhdimësi jam munduar në formuet e PDK-së të jap kontribut modestë intelektual e politikë qe të ju lëshohet fryma vlerave brenda PDK, kuadrove me pjekuri intelektuale e kombëtare të përgjegjëshem e profesional, më këto veprime do të zhvillohej ekonimia rendi e ligji.

Fatkeqësisht këtë luftë e humbëm sepse fituan dominuan servilët e injorantët.

Në Konvetën e VIII të PDK-së kam propozuar pa rreshtur dhe me zë të lartë kërkesat konkrete për reformim të brenëdshem strukturorë por edhe në plaftormen politike në qeverisje të shtetit të Kosovës.

Kam kundërshtuar fuqishëm koncetrimin e pushtetit dhe pozitave qeverisese të vetëm Degës Gjugje të PDK të Prishtinës, absurd i cili edhe sot është vendimtarë.

Servilizimi dhe injoranca e dominojnë vendimarrjen e PDK-së duke mbytur çdo forcë apo zë të vlerave, fakt që me ka bindur se fuqia reformuese në raport me servilizmin e injornacën janë si fuqia e Lepurit me fuqinë e Tigrit në favor të deformimit.

Nuk ja vlenë të jeni pjesë brenda një familje të madhe ku nuk ka rend as respekt e solidaritet, ku anëtarët më të vyeshem gatuajnë lajnë enët kurse 3 ose 4 anëtarë përtac qe kurrë nuk shkojnë në kuzhinë por vetëm luajnë KONTER ushqehen dhe argëtohen me djersën e të vyeshmëve.

Unë nga sot nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të PDK-së dhe as anëtar i saj.

Sipas ligjit partia është organizim vullnetarë i njerëzve andaj dhe vullenti im në PDK qe te jem pjesë e saj ka përfunduar.

Unë kurrë nuk do të veproi kundër bindjeve të mia,edhe pse po dorëhiqem pa revokueshem nga PDK, kurrë nuk do të tërhiqem qe të jap kontributin tim aty ku idealet per te cilat isha ne PDK janë gjallë afirmohen dhe angazhohmi qe te implementohen.

Ish Minstrja Franceze e Drejtësisë dorëheqjen e saj e ka definuar si rezistencë në raport me çendrimet e saj me çka pajtohem plotësishtë.

Ukshin Hoti na mëson se:

“Liria Individuale varet nga Siguria Kolektive”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera