Shëndetësi

Pse e duam xhenxhefilin

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 02 October 2017

Kjo mëlmesë e mrekullueshme përveç shijes së shkëlqyeshme ka edhe veçori të fuqishme shëruese.

Ekspertët theksojnë që gjithsesi duhet të bëhet pjesë e ushqimit të përditshëm. Më së shpeshti përdoret në kulturat lindore, ndërsa u shtohet llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve.

Xhenxhefili do t’u japë shije të veçantë të gjitha ushqimeve tuaja, dhe njëkohësisht do t’i bëjë edhe më të shëndetshme.

-Advertisement-

Xhenxhefili është rrënjë gungaçe që kryesisht rritet në Australi, Xhamajkë, Indi dhe Kinë. Xhenxhefili me mijëra vjet përdoret për qëllime shëruese, ndërsa për shkencëtarët është burim i pashtershëm i hulumtimit.

Është duke u bërë gjithnjë e më i popullarizuar në kuzhinat e gjithë botës, ndërsa i shkon për shtati edhe fakti që është në dispozicion në forma të ndryshme, dhe më së shpeshti si rrënjë dhe në formë të pluhurit.

Xhenxhefili është treguar zgjidhje e shkëlqyeshme për personat me oreks të dobët. Mirë do të ishte nëse do të kishit konsumuar pak xhenxhefil para drekës.

Koha e drekës është koha e ditës kur niveli i energjisë reduktohet në mënyrë natyrale, prandaj është e nevojshme që atë energji ta rritni me një shujtë të begatshme, por edhe të shëndetshme.

Si ta përdorni xhenxhefilin?
Për fyt. – Përzini xhenxhefilin e grimcuar dhe një lugë mjaltë. Menjëherë do të vëreni lehtësim.
Për tërë organizmin. – Përzini pak domate, xhenxhefil, kripë dhe borzilok. Kjo sallata ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative të cilat do të reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme.
Supa e shëndetshme. – Në supë shtoni një lugë xhenxhefil të grimcuar. Supa do të jetë më e shijshme, por edhe më e shëndetshme.
Messhujtë e shëndetshme. – Zieni patatet, përzieni me hudhër dhe xhenxhefil të grimcuar. Shtoni pak mëlmesa të freskëta sipas dëshirës dhe shijoni.
Mëlmesë. – Përzini limonin me xhenxhefil. Përzierjen mund ta përdorni në oriz, pastë ose patate. Kështu dreka juaj do të bëhet më e shijshme.
Për energji. – Për ‘smoothie’ të preferuar shtoni pak xhenxhefil të grimcuar që energjia juaj të jetë në nivel të lakmueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera