Rozë

Aktorja e njohur e pranon: Jam prekur nga kanceri

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 30 September 2017

Një lajm i hidhur për aktoren e njohur, e cila është diagnostikuar nga kanceri. Bëhet fjalë për aktoren amerikane Julia Louis-Dreyfus, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar ndjekësit e saj se është prekur nga kanceri i gjirit.

Aktorja, shkroi se, “Një grua në tetë është e prekur nga kanceri i gjirit. Sot jam një prej tyre. Lajmi i mirë është se kam një grup të mahnitësh miqsh dhe familjarësh që më mbështesin. Lajmi i keq është se jo të gjitha gratë janë kaq me fat, kështu që të përballemi me të gjithë llojet e tumoreve dhe të bëjmë të mundur që mbulimi shëndetësor universal të jetë realitet”.

Aktorja 55-vjeçare e mori lajmin tronditës pak kohë pasi mori çmimin e gjashtë rresht “Emmy”, për rolin e Selina Meyer në seritë “Veep”.

-Advertisement-

Deri më tani është aktorja e vetme që ka fituar më shumë çmime Oscar në televizion, për të njëjtin rol.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy