Sport

Ky është kandidati më serioz për ta zëvendësuar Ancelottin

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 28 Shtator 2017

Thomas Tuchel është kandidati më serioz për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.

Bayern Munich ka shkarkuar gjatë ditës së sotme Carlo Ancelottin për shkak të rezultateve të dobëta, kulmi ishte humbja 3:0 nga Paris Saint Germaini në Ligën e Kampionëve.

Willy Sagnol do ta udhëheqë ekipin këtë vikend ndaj Hertha Berlin.

-Advertisement-

Sipas “Sky Sports”, Bayern Munich do të vendosë për trajnerin e ri javën e ardhshme dhe kandidati më serioz është ish trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Raportohet se Tuchel mund ta udhëheqë ekipin vetëm deri në fund të sezonit, ndërsa nga sezoni i ardhshëm mund të emërohet 30 vjeçari i Hoffenheim, Julian Nagelsmann. /Gazeta Express/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy