KDI kërkon nga partitë politike që sa më parë t’i kthehen punës në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 26 September 2017
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i shoqëruar me zvarritje dhe bllokada të paarsyeshme të krijuara nga partitë politike. Pas gati katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, institucioni më i lartë ligjvënës në vend ende nuk është tërësisht funksional. Grupet parlamentare përveç ndarjes së komisioneve, nuk kanë marrë mundin të propozojnë emrat e kryetarëve të komisioneve, të nënkryetarëve dhe të anëtarëve të tyre. Formimi i komisioneve parlamentare si trupa punuese të Kuvendit, është parakusht për funksionalizimin e këtij institucioni.
Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit nuk është angazhuar në përshpejtimin e këtij procesi të rëndësishëm.
Fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale ka bërë që partitë politike të orientohen në fushatë duke anashkaluar tërësisht punën në Kuvend. Shumë nga deputetët e Kuvendit janë edhe kandidatë për kryetar të komunave, ndërsa të tjerë kanë marrë role të caktuara në shtabet zgjedhore të partive politike. Gjendja ekzistuese po u përshtatet të gjitha partive politike parlamentare, prandaj po neglizhohet qëllimshëm.
Nga mungesa e ushtrimit të rolit të Kuvendit tashmë janë shkaktuar shumë dëme, disa prej të cilave mund të sanohen vetëm me një Kuvend tërësisht funksional dhe dinamik. Andaj, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga partitë politike parlamentare, që të balancojnë kohën e tyre për fushatë zgjedhore me detyrat dhe përgjegjësitë që kanë në Kuvend, të funksionalizojnë këtë institucion dhe të përpiqen të punojnë me përkushtim për të mirën e qytetarëve./INFOKUSI

T� tjera
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
































