Kuzhina

Kek me vaj ulliri dhe qumësht për 15 minuta

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 26 September 2017

Nëse ndiheni në faj se e keni tepruar me ëmbëlsirat, por justifikoheni se jua kërkon trupi (e vërtetë që organizmi jep shenja kur ka nevojë për sheqer) përgatisni këtë recetë të shijshme e nuk do të ankoheni më se po hani në mënyrë jo të shendetshme.

Koha e përgatitjes – 15 minuta Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm me vrimë në mes ose jo:
300 g miell  250 g sheqer  3 vezë  100 ml vaj ulliri me shije delikate  150 ml qumësht  1 bustinë sodë për ëmbëlsira  1 limon organik – na duhet vetëm lëkura e tij e grirë në rende  një majë thike kripë

Përgatitja:
Ndezim furrën në 180° C.
1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët për 10 minuta. Shtojmë më pas vajin dhe qumështin pjesë-pjesë dhe pa ndaluar përzierjen me rrahësen elektrike. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe tani i përziejmë me spatul ose lugë druri, pastaj shtojmë kripën dhe lëkurën e limonit.

-Advertisement-

2.Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40-45 minuta ose aq sa, kur të bëjmë proven me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera