Leslie thotë se nuk ka asnjë rregullore që mund të të rekomandojë për të humbur kilogramë nga suplemente të ndryshme.
“Ka disa evidenca që mund të të ndihmojnë me nivelin e sheqerit në gjak, po e vërteta është që jemi shumë kaotikë rreth asaj që duhet të rekomandojmë në rastin e uthullës së mollës.”
Disa studime të vogla në kafshë, më së shumti minj, kanë treguar se uthulla e mollës mund të jetë një zgjidhje e mirë për të ngrënë më pak në ditë. Studime të tjera kanë zbuluar se uthulla mund të reduktojë yndyrën e akumuluar, megjithatë është provuar në minj, jo në njerëz.
Studimet duken premtuese, por ka akoma rezerva.
Siç u përmend më lart, nuk ka pasur studime të hollësishme që provojnë se marrja e uthullës në përditshmëri ndikon në metabolizëm ose në humbjen e peshës.
Dietologët pranojnë se uthulla e mollës të ndihmon për humbjen në peshë dhe ky është një lajm i mirë, por nuk duhet ta detyrosh veten të durojë shijen e thartë për qëllime peshe.
Leslie thotë se uthulla nuk të dëmton nëse e shton atë në sallata për më shumë shije, por po ashtu edhe në një gotë ujë me limon në mëngjes.
Megjithatë, mos e konsidero uthullën si një ndihmë të madhe për humbje peshe, meqenëse akoma shumë studime nuk kanë arritur në konkluzione të konfirmuara.
Si përfundim, uthulla e mollës nuk bën magji në humbjen e peshës.
Leslie sugjeron “të rregullosh dietën bazë dhe ta kombinosh atë gjithmonë me ushtrime fizike”