Sport

Haradinaj pret Vokrrin, ja çfarë u diskutua

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 24 September 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Në këtë takim shumë miqësor u theksua nevoja e përfshirjes së Qeverisë Haradinaj, përkatësisht të MKRS dhe Ministrisë së Financave në përshpejtimin e mbarimit të punëve në stadiumin e KF “Prishtina” (u kërkua që të shikohet mundësia që gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2017 të intervenohet me rreth 3 milionë euro që garantojnë kryerjen e këtij stadiumi të standardeve të UEFA-s) si dhe të nisë operacionalizimi i punëve rreth stadiumit nacional në Bërnicë.

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për fillimin e studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar, që do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe kapacitetet që ai do të ketë si dhe për objektet e tjera përcjellëse.

-Advertisement-

Kryetari i FFK-së Vokrri ia dhuroi Kryeministrit Haradinaj fanellën e përfaqësueses kosovare në futboll, me numrin 1, për çka Kryeministri ishte shumë mirënjohës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera