Sport

ZYRTARE: Fushë Kosova me dy mega – transferime (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 22 September 2017

Klubi i Fushë Kosovës ka bërë dy super- transferime, duke siguruar shërbimet e dy futbollistëve të rinjë, raporton infokusi.com.

Bëhet fjalë për iranianët, 18- vjeçarin Ali Hosseini i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe 19- vjeçarin, Ahmed Reza Zahmatkesh qendërsulmues.

Deri te ky transferim i bujshëm erdhi fal një bashkëpunimi të suksesëshëm ndërmjet menaxherit të klubit të Fushë Kosovës, Jetmir Berisha dhe kompanisë ‘PPA WORLD SPORT MENAGE-MENT’ e cila udhëheqet nga menaxheri Orfeas Panagiotidis.

-Advertisement-

Me ardhjet e reja fushë kosovarët sigurisht se do të jenë një nga skuadrat pretendente për inkuadrimin në Super ligën e Kosovës.

Fushë Kosova të shtunën e pret në shtëpi skuadrën nga Ferizaji, ku edhe pritet debutimi i futbollistëve të transferuar.

Të dy këta futbollistë në stinorin 2016/ 17 ishin pjesë e skuadrës nga kategoria superiore e Shqipërisë, Luftëtari. /infokusi.com

 

 

 

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy