Lifestyle

Maska që duhet të provojë çdo femër

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 September 2017

Pirja e lëngut të shegës së shtrydhur bashkë me lëkurë mund të krijojë shqetësime për aparatin tretës, por ajo që nuk dinit është se lëkura e shegës mund të përdoret fare mirë për bukurinë e lëkurës suaj.

Tani që shegët kanë kohën e tyre përfitoni jo vetëm nga vlerat e frutit, por edhe lëkurës së pasur me vitamina, antioksidantë,flavonoidë.

Studime të ndryshme kanë treguar se enzimat aktive të lëkurës së shegës (nga e cila mund të përfitoni duke e tharë dhe grimcuar deri sa të bëhet pluhur) ndihmojnë prodhimin e kolagjenit, parandalojnë irritimet e lëkurës dhe shfaqjen e akneve.

-Advertisement-

Përgatitja:
Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të yndyrshme.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 3o minuta derisa të thahet.
Në fund shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe për rezultate më të dukshme përsëriteni maskën dy herë në jave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera