Lajme

Katalonia mund të bëhet e pavarur falë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 20 September 2017

Presidenti Carles Puigdemont dhe funksionarë të lartë të Katalonisë kanë përpiluar një letër publike për gatishmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje për daljen nga kriza e rëndë me Spanjën.

Në anën tjetër, Madridi argumenton me Gjykatën e saj se referendumi është i jashtëligjshëm dhe heton 700 kryetarët e qyteteve katalonjase që lejojnë referendumin e pavarësisë, parashikuar të mbahet në 1 tetor, shkruan media gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Barcelona zyrtare thekson se referendumi është në pajtim me të drejtën e vetëvendosjes së kombeve parashikuar me kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe jep shembullin e vendimit të Gjykatës Europiane mbi konfliktin e pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Dy javë përpara referendumit, udhëheqësit lokalë në Barcelonë janë gjithmonë e më të ashpër. Ata theksojnë se nëse shumica e votuesve janë për pavarësi, pikërisht në ditën vijuese ata do shpallnin pavarësinë e rajonit me 7.5 milion banorë dhe njëherësh më të zhvilluarin ekonomikisht në Spanjë.

Kjo e fundit ka qenë edhe zënka kryesore mes Madridit dhe Barcelonës, pasi katalanët mendojnë se me taksat e tyre zhvillohen rajonet tjera spanjolle dhe dyshojnë në ndarjen proporcionale, përcjell botasot.info.A është Katalonia si Kosova?Në janar 2016, prestigjiozja zvicerane “NZZ” publikoi një artikull nëse katalanët kanë të drejtë për pavarësi dhe lidhja e saj me Kosovën.

“Kështu ndodhi për shembull me pavarësinë e Kosovës. Vërtet as qeveria e Serbisë nuk e njohu shkëputjen e Kosovës.

Por shtypja sistematike e popullsisë shqiptare në vitet 90-të e shtyri Zvicrën dhe shtetet e tjera që si konseguencë të fundit ta njohin si të ligjshme edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia.

Edhe në rastin e Katalonisë Zvicra konfrontohet mes kërkesës për pavarësi të Katalonisë dhe të drejtës për integritet territorial të shtetit të prekur.Katalanët nuk mund të konsiderohen si popull, por si pakicë, prandaj ata kanë vetëm të drejtën për vetëvendosje të brendshme.

Të drejtës për vetëvendosje të jashtme dhe me këtë të drejtës për shkëputje i kundërvihet e drejta e Spanjës për integritet territorial, e cila te shtetet e tjera gëzon gjithnjë përparësi.

Përderia Spanja ua lejon dhe ua mundëson katalonasve realizimin e së drejtës për gjuhë dhe kulturë ashtu siç dëshirojnë ata vetë, Zvicra nuk ka arsye që interesat e Katalonisë t’i vë para Spanjës dhe me këtë ta njohë Kataloninë si shtet të pavarur.

Vetëm aprovimi i vetë shtetit spanjoll i së drejtës për shkëputje të Katalonisë apo cënimi masiv i të drejtave të njeriut popullsisë katalonase do ta legjitmonin Zvicrën në njohjen e shtetit të pavarur katalias,” shkruante “NZZ” duke e lidhur çështjen me pavarësinë e drejtë të Kosovës dhe “padrejtësisë” se katalanëve me vendimin e referendumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera