Auto&Tech

I ‘çmenduri’ pas iPhone 8, ja sa ditë ka që po bën gjumin para dyqanit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 14 September 2017

Një adhurues i flaktë i iPhone ka për qëllim që të jetë personi i parë që do të ketë në duar prodhimin e fundit kompanisë Apple, iPhone 8, i cili pritet të dalë në shitje në më pak se dy orë.

Gjiganti teknologjik pritet që ta lansojë iPhone 8, i cili me gjasë do të quhet iPhone X, në Kalifornia të SHBA’së, mirëpo  gati 12 mijë kilometra lart nga aty në Sidnei të Australisë, Mazen Kourouche është duke pritur jashtë dyqanit të Apple që ai të bëhet i pari që do ta ketë, shkruan Daily Mail.

Ai ka 10 ditë që po qëndron para dyqanit të Apple në Sidnei.

-Advertisement-

Student i inxhinierisë beson se kjo pritje ka shumë vlerë.

“Vitin e kaluar unë isha i treti në rresht, ndërsa një vit para tij isha i 100-ti, kështu kësaj radhe kam vendosur të bëjë edhe gjumin këtu”, thotë 20 vjeçari.

Ai është aq i vendosur ta arrijë këtë qëllim, sa s’ka asnjë mundësi që ta japë vendin e tij.

“Nëse dikush do më ofronte 50 mijë dollarë nuk do e jepja vendin tim, sepse nëse jam i pari që do ta blej iPhone atëherë do të kem 50 mijë ndjekës në rrejte sociale, dhe kjo gjë do më sigurojë mua 50 mijë dollarë në aspektin afatgjatë”, thotë ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy