Shëndetësi

Bananet, ushqim mahnitës i cili jua rritë disponimin

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 14 September 2017

Përderisa shumicën e kohës hamë për të shijuar një shujtë të shijshme, duhet të kemi parasysh se atë që e vendosim në pjatën tonë mund të ketë ndikim të madh në disponimin tonë.

Prandaj, Kathyrn Hawkins ka treguar se nëse kohëve të fundit jeni duke u ndjerë pa disponim, atëherë ajo sugjeron të konsumoni banane, transmeton Telegrafi.

Bananet gjithmonë janë vlerësuar për sasinë e lartë të kaliumit që e posedojnë, por ato sjellin edhe përfitime tjera të cilat shumica e njerëzve nuk i dinë.

-Advertisement-

“Bananet përmbajnë tirozinë. Tirozina i ndërton neurotransmetuesit e trurit – dopaminën dhe norefinefrinën. Të dy këto e përmirësojnë përqendrimin”, thotë Hawkings.

Por, përveç përqendrimit, për shkak se bananet përmbajnë triptofan, ato e kanë aftësinë ta përmirësojnë disponimin tonë.

Triptofani përdoret nga trupi jonë për ta prodhuar një përbërës të quajtur 5-HTP. Ky përbërës pastaj përdoret për ta krijuar serotoninën, e cila është përgjegjëse për balancimin e disponimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera