Auto&Tech

Opel prezanton modelin e parë hibrid

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 13 September 2017

Opel në panairin e automobilave në Frankfurt ka prezantuar modelet më të reja nga familja Insignia, por edhe SUV Grandland X, të cilët së bashku do të jenë automjetet e para të këtij brendi me motor hibrid.

Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Michael Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të panairit të automobilave në Frankfurt, transmeton KosovaPress.

Ai u ka prezantuar gazetarëve tri modele të reja, të cilët në këtë panair do të kenë premierën botërore: Grandland X, Insignia GSi dhe Insignia Country Tourer.

-Advertisement-

Loscheler po ashtu bëri të ditur se Grandland X do të jetë modeli i parë i Opelit, i cili do të ketë në ofertë edhe versionin hibrid.

Të kujtojmë, Opel gjatë verës edhe zyrtarisht ka kaluar në pronësi të grupit.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy