Amsterdami rrit taksat, dëbon turistët ‘Low cost’
Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 12 September 2017
Amsterdami po konsideron një rritje radikale të taksave mbi turistët, me 10 euro për natë, për të larguar vizitorët që shpenzojnë pak dhe për të parandaluar që qyteti të kthehet në një Venecia të veriut.
Rreth 17 milionë njerëz vizituan qytetin me 850 mijë banorë, në 2016-ën, nga 12 milionë që ishin një vit më parë dhe trendi pritet të përshpejtohet. Më shumë se çereku i turistëve qëndrojnë në hotele të lira, sipas Këshillit lokal, duke kontribuar shumë pak në arkat e bashkisë dhe në të njëjtën kohë, duke inkurajuar dominimin e qendrës së qytetit nga akomodimet për turistët.
Javën e kaluar, qytetarë të Amsterdamit protestuan me banera e megafonë në duar, në shenjë frustrimi kundër ndryshimit të fytyrës së qytetit. ‘Amsterdami nuk është për shitje’ apo ‘ky është qyteti jonë’, ishin disa prej sloganeve që thërrisnin.
Pas masave të shumta që janë marrë për t’ju përgjigjur shqetësimeve të banorëve, përfshirë moratoriumin ndaj ndërtimit të hoteleve dhe fushatës për të inkurajuar turistët të qëndrojnë përtej qendrës së qytetit, tani në tryezë vihet plani për rritjen radikale të taksës.
Këshilltari për financat Udo Kock, tha se nevojitej një formulë e re për të larguar turistët që shpenzojnë pak, në favor të atyre që kontribuojnë më shumë për buxhetin. ‘Na duhen turistë që qëndrojnë disa net, vizitojnë muzetë dhe darkojnë në restorante të mirë, e jo njerëz që vijnë për një fundjavë, për t’u endur në distriktin e dritave të kuqe”, ishin fjalët e tij për gazetën holandeze Het Parool.
Këshilli po konsideron vendosjen e një takse fikse prej 10 eurosh për natë, që do t’i shtohet 5 përqindëshit të kostos së hotelit në qendër të qytetit.

T� tjera
-
PDK dhe VV pa dakordim për Ligjin për Specialen, në Kuvend shkon versioni i njëjtë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur në Komisionin për Legjisla...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti
Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për v...
-
Raportohet se Ligji për Specialen do të votohet sot, amandamentimi nis të hënën
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi p...
-
Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-s...
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...
-
Eksperti i tregjeve financiare: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka vlerësuar se çm...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, s...
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false
Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin se vërtetoi d...
-
Kryeprokurori i Shtetit zhvilloi vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin ...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...



































