BE ia numëron detyrat që duhet bërë Qeveria e re
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 11 September 2017
Zyrës së BE-së në Kosovë dhe EULEX-i nëpërmjet një deklarate për media kanë deklaruar se formimi i institucioneve në Kosovë, është një hap shumë i rëndësishëm, por qeveria e sapoformuar duhet të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor.
“Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi. BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit. BE-ja e nxitë qeverinë e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Axhendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Po ashtu, theksohet se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në mënyrë efektive në interesin më të mirë të popullit të Kosovës.
“Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane. Është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja pret që qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht. Siç e përsëriti javën e kaluar Përfaqësuesja e Lartë Federika Mogerini, Kosova ka perspektivë evropiane. Njerëzit e Kosovës duan dhe meritojnë të njëjtat mundësi, mbrojtje dhe të drejta të njëjta si të gjithë qytetarët e vendeve tona. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve.”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































