Tri mënyra për ta bërë seksin më të mirë që keni pasur ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 10 September 2017
Çdo javë eksperti Lodro Rinzler, hulumton dhe shqyrton deri në skajet më të guximshme të psiqikës seksuale mashkullore, për të gjetur mënyrat më të mira se si ju dhe partneri juaj të arrini seksin më të mirë ndonjëherë.
Këtë herë, ai ka vendosur të flasë me Jeff Rodney dhe disa meshkuj tjerë për të marrë përgjigjet e duhura.
Bëhu i besueshëm
Është një episod tek filmi “How I met your mother”, ku një burrë i moshuar, Mitch përshkruan truqet dhe mashtrimet e tij për t’i përfituar femrat në shtrat – ai qëndron i shtrirë lakuriq në shtrat dhe pret që femrat të ecin rreth tij. “Besimi absolut i lëvizjeve është frymëzuese”, thotë Rodney duke pohuar se ka pasur femra që e kanë bërë këtë për atë.
“Kam qenë në lidhje me një femër për disa javë me rradhë. Kur shkuam tek shtëpia ime, i kërkova ndjesë për disa minuta shkuarje në banjë dhe kur u ktheva në dhomë, ajo ishte shtrirë në shtrat e zhveshur plotësisht. Për një moment u ndeza tërësisht në epsh. Ne meshkujt jemi krijesa shumë të thjeshta. Mjafton një dozë e vetbesimit përgjatë rrugëtimit intim apo procesit, pavarësisht nëse është ndonjë vallëzim striptiz, zhveshje pa hezitim ose të na tregoni se çka ju kënaq më së shumti dhe se çfarë dëshironi saktësisht në shtrat.”
Tregoni ndonjë gjë apo kërkesë të çuditshme
Ne të gjtihë kemi të paktën një gjë në shtrat që është pak… jo morale, por thjeshtë ndjehemi bukur. “ Kur kam filluar takimet me të dashurën time, thotë Jeff, kishim marrëdhënie seksuale të përkryera. Por, tri javë më vonë, i tërheqja flokët e saj drejt një pike të preferuar timen dhe ajo pohonte se e pëlqente atë.
Nuk është diçka që mund të bëhet gjithmonë ose në çdo marrëdhënie, mirëpo unë jam i lumtur kur kërkesat tona pëlqehen nga të dy partnerët. Disa nga ne mendojnë se nëse provojmë gjëra të tilla, partneri ynë do të rebelohet apo prapësohet, por është mirë të komunikohet lirshëm dhe pse jo të flisni fjalë të pista. Është mirë t’i tregoni ndonjë gjë të pazakontë apo gjëra të thjeshta që juve ju eksitojnë, dhe do të vëreni se do befasoheni këndshëm.
Mbani dritat ndezur
Cliff, gjatë intervistimit filloi duke përshkruar procesin e momentit intim. “Ju shkoni në shtrat dhe jeni të përgatitur për të bërë seks. Rrobat filloni t’i hiqni dhe…papritmas ajo kërkon t’i fikni dritat.”
“Jo!” – bërtiti Rodney, i tronditur. Nuk është e hijshme të veprohet kështu, kjo i ngjan sikur ajo përpiqet të fshehë diçka. “
“Unë nuk arrij të kuptoj se çfarë mund të kenë femrat për të fshehur”, thotë Jeff. “Nëse ne kemi vendosur për të shkuar me to në shtrat, kjo do të thotë se ne duam t’i shohim ashtu siç janë, të zhveshura.”
Ka shumë pak gjëra që e prishin disponimin më shumë se sa ndërprerja e marrëdhënieve në përpjekje për të fshehur veten tuaj nga partneri. Nëse ndriçimi është i fortë dhe ju keni ndonjë shenjë që tentoni ta fshihni, atëherë padyshim që do kishit dashur të fikni dritat.
Duhet të fitoni besimin se nëse një mashkull dëshiron të shkojë në shtrat me ju, kjo do të thotë se ai ju pranon juve ashtu siç jeni, pa marrë parasysh se si dukeni me dritat ndezur. Seksi nuk duhet kryer duke fshehur çdo detaj nga vetja, kështu që leni dritat ndezur – si në kuptimin metaforik po edhe në atë literal.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...